{"id":219,"date":"2018-10-01T15:02:23","date_gmt":"2018-10-01T13:02:23","guid":{"rendered":"https:\/\/alsobi.com\/?p=219"},"modified":"2023-01-16T15:39:41","modified_gmt":"2023-01-16T14:39:41","slug":"gjithcka-duhet-te-dini-mbi-kancerin-e-gjirit-pyetje-pergjigje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/gjithcka-duhet-te-dini-mbi-kancerin-e-gjirit-pyetje-pergjigje\/","title":{"rendered":"Gjith\u00e7ka duhet t\u00eb dini mbi kancerin e gjirit, pyetje-p\u00ebrgjigje"},"content":{"rendered":"\n<p>Kanceri i gjirit ndodh kur qelizat n\u00eb gji fillojn\u00eb t\u00eb rriten jasht\u00eb kontrollit, pushtojn\u00eb indet e af\u00ebrta ose p\u00ebrhapen n\u00eb trup. Kanceri i gjirit zakonisht vjen nga lobulet ose duktuset e gjirit. Kanceri i gjirit \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja m\u00eb e zakonshme q\u00eb prek grat\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00ebn e Veriut, nd\u00ebrsa te meshkujt \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mosha<\/strong><br>Rreziku i zhvillimit t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i rrall\u00eb te grat\u00eb n\u00eb t\u00eb 20-at e tyre, i rrall\u00eb tek ato n\u00eb t\u00eb 30-at&nbsp; dhe rritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme pas k\u00ebsaj moshe. Rreziku dyfishohet midis mosh\u00ebs 45 deri n\u00eb 75 vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rreziku dhe shkaqet<\/strong><br>Mosha e hershme e fillimit t\u00eb menstruacioneve shoq\u00ebrohet me nj\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit, po ashtu edhe mosha e von\u00eb e menopauz\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mosha e shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb par\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shtatz\u00ebnia e par\u00eb p\u00ebrpara mosh\u00ebs 30 vje\u00e7 duket t\u00eb ket\u00eb efekt mbrojt\u00ebs kund\u00ebr kancerit t\u00eb gjirit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb shtatz\u00ebni pas mosh\u00ebs 30 vje\u00e7 e rrit rrezikun. Grat\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb kan\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Gjithashtu, ushqyerja me gji e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb porsalindur duket se luan nj\u00eb rol mbrojt\u00ebs nga kanceri i gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ushqimi dhe alkooli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po b\u00ebhen shum\u00eb studime p\u00ebr lidhjen e diet\u00ebs s\u00eb pasur me yndyra dhe kalorit\u00eb totale t\u00eb konsumit ditor si dhe konsumi i alkoolit me rrezikun e kancerit t\u00eb gjirit. Gjithashtu obeziteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faktor rreziku p\u00ebr kancerin e gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Terapia hormonale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Marrja e hormoneve z\u00ebvend\u00ebsuese te grat\u00eb n\u00eb post-menopauz\u00eb e rrit rrezikun relativ t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit, por ky rrezik bie shpejt brenda 5 viteve t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb k\u00ebtij trajtimi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pilula kontraceptive orale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto pilula kan\u00eb qen\u00eb prej koh\u00ebsh t\u00eb diskutueshme p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb tyre me kancerin e gjirit. Pilulat e progesteronit duket se jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb sigurta, por p\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i pilulave t\u00eb estrogjenit mund t\u00eb rris\u00eb rrezikun e zhvillimit t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Historia familjare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rreth 5% \u2013 10% e t\u00eb gjith\u00eb pacienteve q\u00eb diagnostikohen me kancer gjiri jan\u00eb t\u00eb lidhura me faktor\u00eb gjenetik\u00eb. Sa m\u00eb e re mosha e personit t\u00eb prekur me kancer gjiri, aq m\u00eb shum\u00eb gjasa ka q\u00eb shkak t\u00eb jen\u00eb faktor\u00ebt gjenetik\u00eb. Mutacioni n\u00eb &nbsp;gjenet BRCA1 dhe BRCA2 shkaktojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb rrezikut p\u00ebr kancer t\u00eb gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Diagnostikimi i kancerit t\u00eb gjirit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shenja e par\u00eb m\u00eb e zakonshme e kancerit t\u00eb gjirit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb n\u00eb gji. \u201cTriple assessment\u201d (vler\u00ebsimi i trefisht\u00eb) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb rutin\u00eb, q\u00eb kryhet n\u00eb klinik\u00ebn e gjirit p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar nj\u00eb mas\u00eb n\u00eb gji dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb diagnoz\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb saj, si malinje apo beninje, af\u00ebrsisht 100%.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cTriple assessment\u201d konsiston n\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>1) Ekzaminimin klinik t\u00eb gjirit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>2) Mamografi dhe\/ose Ekografi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Mamografia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teknik\u00eb q\u00eb p\u00ebrdor rrezet X p\u00ebr t\u00eb ekzaminuar p\u00ebrmbajtjen dhe struktur\u00ebn e gjirit. Doza e rrezatimit e mamografis\u00eb dixhitale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sakt\u00ebsia e mamografis\u00eb \u00ebsht\u00eb 80-90%. Mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gabuar n\u00eb diagnostikimin e kancerit t\u00eb gjirit nga mamografia jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb grat\u00eb e reja me gjoks me densitet t\u00eb lart\u00eb. Mamografia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sakt\u00eb p\u00ebr grat\u00eb mbi mosh\u00ebn 50-vje\u00e7are. Zakonisht mamografia p\u00ebrdoret si pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb trefisht\u00eb te grat\u00eb mbi mosh\u00ebn 35 vje\u00e7. Ekzaminimi me ultrasonografi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i gjirit duke p\u00ebrdorur ultratingujt, pa p\u00ebrfshirjen e rrezeve-X. N\u00ebn mosh\u00ebn 35 vje\u00e7 ekzaminimi me ultrasonografi b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar masat n\u00eb gji, nd\u00ebrsa p\u00ebr grat\u00eb e moshuara ekzaminimi me ultratinguj b\u00ebhet duke u kombinuar me mamografi.<\/p>\n\n\n\n<p><em>3)<\/em><em>&nbsp;Biopsi:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 FNA \u2013 fine needle aspiration \u2013 biopsia me aspirim \u2013 preferohet m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb rastin e lezioneve cistike p\u00ebr zbrazjen e tyre ose linfonodulave aksilare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Core needle \u2013 biopsia tru-cut: kryhet n\u00ebn EKO ose mamografi (stereotaksis). Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pro\u00e7edure arrihet t\u00eb merret m\u00eb shum\u00eb material duke rritur efikasitetin n\u00eb diagnostikim deri n\u00eb 90%.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Rezonanca Magnetike e Gjirit:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>RM e gjirit&nbsp;\u00ebsht\u00eb ekzaminimi m\u00eb i&nbsp;avancuar diagnostikues p\u00ebr s\u00ebmundjet e gjirit q\u00eb realizohet me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb programi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb rezonanc\u00ebs&nbsp;magnetike&nbsp;nga specialist\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ekzaminim joinvaziv, pa dhembje, pa rrezatim dhe pa efekte an\u00ebsore, i sigurt p\u00ebr t\u00eb gjitha grupmoshat e pacient\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>RM e gjirit jep informacion t\u00eb detajuar p\u00ebr t\u00eb gjitha patologjit\u00eb e gjirit,&nbsp;n\u00eb rastet kur metodat e tjera diagnostikuese si mamografia apo ekoja jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme,&nbsp;duke mund\u00ebsuar diagnostikimin e sakt\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Trajtimi i kancerit t\u00eb gjirit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Trajtimi i kancerit t\u00eb gjirit p\u00ebrfshin kirurgji p\u00ebr t\u00eb hequr tumoret, shpesh t\u00eb pasuara nga radioterapia. Trajtimi n\u00eb gji njihet si trajtim lokal, nd\u00ebrsa trajtimi p\u00ebr qelizat e kancerit, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrhapur nga gjiri n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb trupit njihet si trajtim sistematik ose kimioterapia.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekzistojn\u00eb disa lloje nd\u00ebrhyrjesh:<\/p>\n\n\n\n<p>Kirurgjia e gjirit ku tumori hiqet s\u00eb bashku me nj\u00eb sasi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb indeve t\u00eb gjirit duke l\u00ebn\u00eb pas shumic\u00ebn e indeve normale t\u00eb gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mastektomia ose heqja totale e gjirit, mund t\u00eb jet\u00eb e nevojshme kur tumori \u00ebsht\u00eb i madh n\u00eb raport me madh\u00ebsin\u00eb e gjirit ose n\u00eb rast se kemi nje tumor multicentrik.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu kirurgjia e gjirit p\u00ebrfshin edhe kirurgjin\u00eb n\u00eb linfonodulat aksilare. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dim\u00eb n\u00ebse qelizat e kancerit jan\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb gj\u00ebndrat limfatike n\u00ebn sqetull, n\u00ebse k\u00ebto linfonodula jan\u00eb t\u00eb prekura, at\u00ebher\u00eb rritet mund\u00ebsia q\u00eb qelizat e kancerit t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrhapur p\u00ebrmes qarkullimit t\u00eb gjakut n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb trupit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrcaktimin e trajtimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm sistematik q\u00eb ka mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb qelizat e kancerit, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrhapur p\u00ebrtej gjirit. Kjo nd\u00ebrhyrje quhet diseksioni i linfonodulave aksilare. Nj\u00eb tjet\u00ebr pro\u00e7edur\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak invazive &nbsp;\u00ebsht\u00eb biopsia e linfonodulit sentinel, q\u00eb \u00ebsht\u00eb linfonoduli i par\u00eb n\u00eb drenimin limfatik t\u00eb gjirit, e cila vler\u00ebson me sakt\u00ebsi pranin\u00eb e qelizave t\u00eb kancerit n\u00eb nyjen limfatike. N\u00ebse linfonoduli sentinel rezulton t\u00eb jet\u00eb negativ, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb linfonodulet e tjera aksilare jan\u00eb negative &nbsp;dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr kirurgji t\u00eb m\u00ebtejshme. N\u00eb rastin kur linfonoduli sentinel rezulton t\u00eb jet\u00eb pozitiv, k\u00ebrkohet diseksioni i aksiles.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Radioterapia<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Radioterapia p\u00ebrdor nj\u00eb rrezatim me energji shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e cila kryhet pas nd\u00ebrhyrjes kirurgjikale p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar qelizat e kancerit te mbetura n\u00eb gji pas trajtimit kirurgjikal konservativ, murin e gjoksit dhe nyjet limfatike ose p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar shkall\u00ebn e rritjes s\u00eb tyre. Ky trajtim ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb efektiv n\u00eb reduktimin e recidiv\u00ebs lokale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kimioterapia&nbsp;<\/strong>(terapia sistemike)<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb qelizat e kancerit, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrhapen p\u00ebrtej gjirit. K\u00ebto qeliza q\u00eb shk\u00ebputen nga tumori kryesor i gjirit dhe p\u00ebrhapen n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb gjakut ose limfatik n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb trupit zakonisht nuk shkaktojn\u00eb simptoma, nuk shfaqen n\u00eb ekzaminimet imazherike dhe nuk mund t\u00eb evidentohen n\u00eb ekzaminimin klinik. Mjek\u00ebt p\u00ebrdorin ila\u00e7e q\u00eb jepen si pilula ose me injeksion. Ky lloj trajtimi quhet terapi sistematike dhe p\u00ebrfshin medikamente kund\u00ebr kancerit (kimioterapia) dhe terapi hormonale. K\u00ebto terapi kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb efektive n\u00eb zvog\u00eblimin e rrezikut t\u00eb krijimit t\u00eb tumoreve t\u00eb reja n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit. Trajtimi sistematik q\u00eb k\u00ebshillohet pas nd\u00ebrhyrjes quhet terapi&nbsp;<strong>adjuvante.<\/strong>&nbsp;N\u00eb disa raste trajtimi sistematik mund t\u2019u jepet pacienteve para nd\u00ebrhyrjes dhe kjo quhet terapi neo<strong>adjuvante.<\/strong>&nbsp;Kjo terapi mund t\u00eb tkurr\u00eb tumorin e gjirit dhe t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e konservimit t\u00eb gjirit n\u00eb pacientet me tumor t\u00eb madh.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pyetje \u2013 P\u00ebrgjigje<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Kush ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb preket nga kanceri i gjirit?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kanceri i gjirit ndodh shpesh te grat\u00eb mbi 40 vje\u00e7 dhe risku rritet me mosh\u00ebn. Ka shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb mund t\u00eb rrisin rrezikun e kancerit t\u00eb gjirit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mbartjen e genit t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit dhe t\u00eb pasurit nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb ciklit menstrual. Familjet q\u00eb mbartin genin e kancerit t\u00eb gjirit kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb ken\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb me kancer gjiri dhe shpesh diagnostikohen para menopauz\u00ebs. Nj\u00eb histori e gjat\u00eb dhe e pand\u00ebrprer\u00eb e menstruacioneve p\u00ebrfshin menstruacionet q\u00eb fillojn\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, menopauza q\u00eb fillon n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb von\u00eb, t\u00eb mospasurit f\u00ebmij\u00eb ose shtatz\u00ebni n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb von\u00eb. Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rrezikut p\u00ebrfshijn\u00eb p\u00ebrdorimin e HRT, p\u00ebrdorimi i alkoolit, obeziteti pas menopauz\u00ebs dhe pirja e duhanit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>A mund t\u00eb sh\u00ebrohet kanceri i gjirit?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>95% e grave t\u00eb diagnostikuara me kancer gjiri n\u00eb fazat e hershme kan\u00eb nj\u00eb prognoz\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Q\u00ebllimi i depistimit t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky kancer t\u00eb diagnostikohet n\u00eb faz\u00eb shum\u00eb t\u00eb hershme dhe pas trajtimit mbi 90% jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebruara. Shumica e femrave me kancer gjiri kurohen me sukses dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb s\u00ebmundjes. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha grat\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur kancer gjiri jan\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e nj\u00eb kanceri t\u00eb dyt\u00eb primar t\u00eb gjirit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kontrolle periodike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Kam nj\u00eb \u201cmas\u00eb\u201d n\u00eb gji dhe kam frik\u00eb se \u00ebsht\u00eb kancer. A duhet t\u00eb shqet\u00ebsohem?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tet\u00eb nga dhjet\u00eb \u201ckokrra\u201d q\u00eb grat\u00eb mund t\u00eb ndjejn\u00eb n\u00eb gjoks jan\u00eb t\u00eb parrezikshme, por t\u00eb gjitha masave duhet t\u2019i b\u00ebhet nj\u00eb ekzaminim i trefisht\u00eb n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb t\u00eb specializuar (ekzaminim klinik, imazheri dhe biopsi). N\u00eb Spitalin Amerikan se fundmi eshte hapur Klinika e Gjirit, qe ofron t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet e m\u00ebsip\u00ebrme sipas standardeve evropiane nga mjek\u00eb specialist\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Un\u00eb kam nj\u00eb t\u00ebrheqje ose inversion t\u00eb thithit t\u00eb gjirit p\u00ebr disa koh\u00eb. A mund t\u00eb jet\u00eb kjo nj\u00eb shenj\u00eb e kancerit t\u00eb gjirit?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inversioni ose t\u00ebrheqja e thithit nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pazakont\u00eb, kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb hershme kur gjoksi po zhvillohet dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e kancerit t\u00eb gjirit. Ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje e papritur e maj\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb shenj\u00eb e kancerit t\u00eb gjirit, por ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e pro\u00e7esit t\u00eb plakjes s\u00eb gjirit, por gjithsesi duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim n\u00eb klinik\u00eb t\u00eb specializuar t\u00eb gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Koh\u00ebt e fundit kam v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb rrjedhje ngjyr\u00eb kafe\/kuq\u00ebrremt\u00eb nga thithat e gjirit. A duhet t\u00eb shqet\u00ebsohem q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb kancer<\/em><\/strong><strong>?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rrjedhja nga thithi i gjirit<\/strong>&nbsp;nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pazakont\u00eb dhe zakonisht vjen n\u00ebp\u00ebrmjet thithit nga duktuset n\u00ebn t\u00eb. Shkarkimi i maj\u00ebs s\u00eb gjirit mund t\u00eb vij\u00eb nga nj\u00ebri ose t\u00eb dy gjinjt\u00eb dhe zakonisht shfaqet n\u00eb sasi t\u00eb vogla dhe mund t\u00eb jet\u00eb e bardh\u00eb, e verdh\u00eb, e gjelb\u00ebr ose e kalt\u00ebr\/e zez\u00eb. Her\u00eb pas here shkarkimi i thithave mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tregues i kancerit t\u00eb gjirit, por n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb normale e plakjes s\u00eb gjirit, por duhet t\u00eb vler\u00ebsohet nga klinikat e specializuara t\u00eb gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>M\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb vendos n\u00ebse duhet apo jo t\u2019i n\u00ebnshtrohem kimioterapis\u00eb. Si mund ta marr k\u00ebt\u00eb vendim?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kimioterapia p\u00ebrgjith\u00ebsisht rekomandohet p\u00ebr ata pacient\u00eb t\u00eb cil\u00ebt konsiderohen t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rrezik n\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb kancerit. P\u00ebrfitimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i dh\u00ebnies s\u00eb kimioterapis\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e t\u00eb gjitha moshave n\u00eb fazat e hershme t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit \u00ebsht\u00eb 28% nj\u00eb reduktim n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje, por shkalla e p\u00ebrfitimit ndryshon p\u00ebr \u00e7do individ. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim, ju duhet t\u00eb diskutoni me mjekun tuaj p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrfitimet e mundshme dhe m\u00eb pas t\u00eb peshoni efektet an\u00ebsore t\u00eb mundshme t\u00eb kimioterapis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kryerja rutin\u00eb e mamografis\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mamografia rutin\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr grat\u00eb mbi mosh\u00ebn 50 vje\u00e7 dhe grat\u00eb mbi mosh\u00ebn 40-vje\u00e7 me histori familjare t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit. Mamografia nuk parandalon kancerin e gjirit, por mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb jet\u00eb duke diagnostikuar kancerin e gjirit sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>A do t\u00eb ndryshoj\u00eb pesha ime si rezultat i trajtimit t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Disa paciente mund t\u00eb ken\u00eb shtuar pesh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ila\u00e7eve t\u00eb caktuara, terapis\u00eb s\u00eb hormoneve, munges\u00ebs s\u00eb aktivitetit ose p\u00ebrdorimit t\u00eb kimioterapis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb po p\u00ebrdoret. Ky trajtim mund t\u00eb rris\u00eb oreksin dhe shtimin e l\u00ebngjeve ne trup.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Duhet t\u00eb marr vitamina?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb diet\u00eb e ekuilibruar mir\u00eb duhet t\u2019ju ofroj\u00eb vitamina dhe minerale t\u00eb p\u00ebrditshme, megjithat\u00eb, trajtimi dhe stresi nga trajtimet mund t\u2019i rris\u00eb k\u00ebto nevoja dhe ju do t\u00eb keni nevoj\u00eb p\u00ebr vitamina shtes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Kam kryer mamografi rregullisht, a po marr shum\u00eb rrezatim?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ekspozimi i rrezatimit nga mamografia dixhitale \u00ebsht\u00eb minimale. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm mosdiagnostikimi n\u00eb koh\u00eb i kancerit t\u00eb gjirit sesa ekspozimi ndaj nj\u00eb doze t\u00eb ul\u00ebt rrezatimi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>N\u00ebna ime vdiq nga kanceri i gjirit para mosh\u00ebs 50 vje\u00e7are. A ka gjasa q\u00eb t\u00eb kem edhe un\u00eb kancer gjiri?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>5% deri n\u00eb 10% e kancerit t\u00eb gjirit \u00ebsht\u00eb i lidhur me faktor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb trash\u00ebgohen nga nj\u00eb gjenerat\u00eb e m\u00ebparshme. N\u00eb rastet kur pjes\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb familjes (n\u00ebna \/motra) jan\u00eb diagnostikuar me kancer gjiri n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb re, rritet rreziku i kancerit t\u00eb gjirit p\u00ebr ju. Personat me histori familjare t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit duhet t\u00eb kryejn\u00eb testimin gjenetik dhe depistimin e kancerit te gjirit. N\u00ebse ata kan\u00eb nj\u00eb mutacion gjenetik BRCA1 ose BRCA2 duhet t\u00eb konsiderojn\u00eb nj\u00eb mastektomi bilaterale p\u00ebr t\u00eb reduktuar n\u00eb maksimum rrezikun e kancerit t\u00eb gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>A do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj mastektomi?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo varet nga madh\u00ebsia, pozicioni dhe lloji i tumorit t\u00eb gjirit dhe madh\u00ebsia e gjirit. P\u00ebrdorimi i kirurgjis\u00eb onkopoplastike b\u00ebn t\u00eb mundur ruajtjen e gjoksit sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr.G\u00ebzim Selenica, Kirurg senolog&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Shkc. Iris Allajbeu Polovina \u2013 Specialiste radiologe<\/p>\n\n\n\n<p>Cambridge Breast Unit\/ Konsulent\u00eb t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Gjirit n\u00eb Spitalin Amerikan dhe Spitalin Hygeia<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kanceri i gjirit ndodh kur qelizat n\u00eb gji fillojn\u00eb t\u00eb rriten jasht\u00eb kontrollit, pushtojn\u00eb indet e af\u00ebrta ose p\u00ebrhapen n\u00eb trup. Kanceri i gjirit zakonisht vjen<span class=\"excerpt-hellip\"> [\u2026]<\/span><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized-sq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":222,"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219\/revisions\/222"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alsobi.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}