Publikime
Themeluesit
Iris Allajbeu
Presidente & Themeluese
Albana Shahini
Zv/Presidente
Behar Tocilla
Radiolog
Altina Xhaferi
Radiologe
Emiljana Huti
Onkologe
Roland Hasa
Radiolog
Helidon Nina
Kirurg
Qëllimi
Organizimi i veprimtarive që përçojnë vlerat e progresit mjekësor dhe shkencor bashkëkohor. ALSOBI ka gjithashtu për qëllim të promovohen mjekët e rinj drejt organizimit dhe pjesëmarrjes aktive në aktivitetet e organizuara kombëtare dhe ndërkombëtare. ALSOBI do të sensibilizojë opinionin e mjekëve specialistë ose jo në fushën imazherisë në njohjen e paketës ligjore me të cilën rregullohet veprimtaria e tyre.
ALSOBI ka për qëllim gjithashtu anëtarësimet në organizata të ndryshme ndërkombetare si edhe bashkëpunimin intensiv me shoqatat e tjera në Shqipëri. ALSOBI e shikon këtë bashkëpunim të mundshëm nëpërmjet anëtarësimeve të përbashkëta, konferencave shkencore, krijimit të një reviste të përbashkët etj.
Bëhu Anëtar
Anëtarësia
Anëtarësia në ALSOBI është vullnetare. ALSOBI mund të ketë edhe anëtarë nderi e anëtarë bamirës. Anëtarë janë specialist radiolog dhe imazherist dhe kushdo që ndihet i interesuar dhe i lidhur me fushën përkatëse.
Titulli “Anëtarë Nderi” konsiderohen imazheriste me kontribute të shquara, me propozim te Presidentit te nderit ose Kryetarit dhe me vendim të Bordit Drejtues. Titulli “Anëtarë Bamirës” mund t’i jepet me propozim të Presidentit dhe vendim të Bordit të ALSOBI-t, personave fizikë ose moralë që ndihmojne për fuqizimin dhe zhvillimin e shoqatës me anë të mbështetjes financiare, lënies ose dhurimit të pasurisë ose të vlerave financiare me testament. Anëtarët e ALSOBI-t kanë të drejtën të zgjidhen në Bordin Drejtues, të marrin pjesë në veprimtarinë e saj si dhe të kontribuojnë për zhvillimin, dhe reputacionin e saj. Anëtarët janë të detyruar të paguajnë rregullisht kontributin vjetor të anëtarësisë në ALSOBI. Anëtari i ALSOBI –t është i lirë të heqë dorë nga anëtarësia duke njoftuar me shkrim Bordin Drejtues të ALSOBI-t. Anëtarësimi në shoqatë bëhet duke i paraqitur Bordit Drejtues te ALSOBI-t, kërkesën me shkrim, ku të cilësohet edhe se “Pranoj Statutin e ALSOBI”. Me pranimin e kësaj kërkese nga Bordi Drejtues, emri i tij regjistrohet në Regjistrin e SHAKTSH. E drejta e anëtarësisë as nuk tjetërsohet as nuk trashëgohet. Anëtari i ALSOBI-t mund te çrregjistrohet në rast se nuk zbaton apo del jashtë statutit të shoqatës.