ALSOBI është një organizatë mjekësore jopolitike dhe joqeveritare, që nuk ndjek qëllime fitimi. Ajo është një strukturë e pavarur sociale dhe mjekësore, që bashkon mjekët shqiptarë me misionin e promovimit, ngritjes profesionale dhe shkencore, kualifikimin dhe edukimin e mjekëve të rinj.

Themeluesit

Altina Xhaferi

Radiologe


Emiljana Huti

Onkologe


Roland Hasa

Radiolog


Helidon Nina

Kirurg


Anëtarësia

Anëtarësia në ALSOBI është vullnetare. ALSOBI mund të ketë edhe anëtarë nderi e anëtarë bamirës. Anëtarë janë specialist radiolog dhe imazherist dhe kushdo që ndihet i interesuar dhe i lidhur me fushën përkatëse.

Titulli “Anëtarë Nderi” konsiderohen imazheriste me kontribute të shquara, me propozim te Presidentit te nderit ose Kryetarit dhe me vendim të Bordit Drejtues. Titulli “Anëtarë Bamirës” mund t’i jepet me propozim të Presidentit dhe vendim të Bordit të ALSOBI-t, personave fizikë ose moralë që ndihmojne për fuqizimin dhe zhvillimin e shoqatës me anë të mbështetjes financiare, lënies ose dhurimit të pasurisë ose të vlerave financiare me testament. Anëtarët e ALSOBI-t kanë të drejtën të zgjidhen në Bordin Drejtues, të marrin pjesë në veprimtarinë e saj si dhe të kontribuojnë për zhvillimin, dhe reputacionin e saj. Anëtarët janë të detyruar të paguajnë rregullisht kontributin vjetor të anëtarësisë në ALSOBI. Anëtari i ALSOBI –t është i lirë të heqë dorë nga anëtarësia duke njoftuar me shkrim Bordin Drejtues të ALSOBI-t. Anëtarësimi në shoqatë bëhet duke i paraqitur Bordit Drejtues te ALSOBI-t, kërkesën me shkrim, ku të cilësohet edhe se “Pranoj Statutin e ALSOBI”. Me pranimin e kësaj kërkese nga Bordi Drejtues, emri i tij regjistrohet në Regjistrin e SHAKTSH. E drejta e anëtarësisë as nuk tjetërsohet as nuk trashëgohet. Anëtari i ALSOBI-t mund te çrregjistrohet në rast se nuk zbaton apo del jashtë statutit të shoqatës.

Evente

Evente

Albanian