Vazhdon sensibilizimi i grave dhe nënave për kancerin e gjirit. Këtë të enjte deputetë të PD-së kanë dhënë mesazhin e tyre pranë Spitalit Amerikan. Në kuadër të sensibilizimit që po bëhët përgjat muajt Tetor, nga të gjitha institucionet për ndërgjegjesimin e grave dhe nënave shqiptare për kancerin e gjirit, një grup deputetësh të PD-së kanë dhënë mesazhin e tyre sensibilizues pranë spitali Amerikan në Laprakë.
“Kemi ardhur këtu për tiu bashkangjitur fushatës ndërkombëtare për sensibilizimin e luftës kundër kancerit të gjirit. Të gjitha gratë të mundësojnë marrjen e ekzaminimeve paraprake në mënyrë që të parandalojnë sëmundjen”, deklaroi deputetja e PD-së, Albana Vokshi
Nuk kanë qënë vetëm gratë e opozitës të cilat kanë dhënë mesazhin e tyre por edhe burrat, të cilët ju bëjnë thirrjë grave, nënave dhe motrave që të vizitohen në kohë për të shpëtuar jetën e tyre.
“Është një problem mjaft delikat që kërkon një inkurajim të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave. Të shkohet deri në depistazh aktiv të grupmoshave të rrezikuara nga kjo sëmundje e cila po bëhet kaq problematike kaq sensitive. Kjo gjë jep rezultate të mira në kurim dhe shpëton jetën e qindra e qindra grave”, deklaroi Bedri Miha deputet i PD-së.
Shefja e departamentit të imazherisë, pranë spitalit Amerikan, Iris Allajbeu ju ka bërë thirrje të gjitha grave që të ekzaminohen për të kapur në kohë sëmundjen.
Sipas statistikave të spitalit Amerikan vitin e kaluar në këtë spital janë bërë rreth 3000 mamografi nga ku ka rezultuar që 1 në 8 raste të jetë me kancerin e gjirit.