Muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit këtë vit në Spitalin Amerikan vjen me një risi, Qendra e Gjirit, në bashkëpunim me Spitalin Universitar Addenbrooke, ne Cambridge.
Drejtuesja e Qendrës së Gjirit në Spitalin Adeenbrooke, Dr. Penny Moyle flet për modelin sesi funksionon kjo qendër në Mbretërinë e Bashkuar dhe sesi ky model është zbatuar edhe në Spitalin Amerikan.
Një grup i specializuar mjekësh në këtë qendër ndjek pacienten nga diagnostikimi, ndërhyrja dhe deri tek trajtimi onkologjik, në rastet e nevojshme. Qendra e Gjirit në Spitalin Amerikan është e vetmja qendër në vend me fokus patologjitë dhe tumoret e gjirit.
1 në 8 gra në botë gjatë jetës së saj mund të preket nga kanceri i gjirit. Kanceri i gjirit konsiderohet si shkaku i dytë i vdekjeve në botë ndër sëmundjet tumorale, nëse diagnostikohet në fazat e saj të hershme mund të shërohet plotësisht.
Dr. Albana Shahini, mjeke Radiologe, në Spitalin Amerikan 1, sugjeron që kontrollet e gjirit duhet të fillojnë që në moshën 20 vjec, të paktën 1 herë në 3 vjet.
Diagnostikimi i hershëm, shpëton jetë!
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!